Dodovska: Rashkovski nuk dha përgjigje për provizionin, pas tenderit skandaloz qëndron personalisht kryeministri Zaev (VIDEO)

vanka Vasillevska nga VMRO-DPMNE-ja, përmes një pres konference për shtyp tha se Rashkovski nuk e thotë të vërtetën dhe se refuzon të japë përgjigje për provizionin. Edhe sot, ajo akuzoi se ai e kurdis tenderin për kompaninë italiane “Leonardo” për furnizimin e sistemit të radarit për Navigacionin e Maqedonisë.

“Z. Rashkovski, jeni shumë i qartë në incizimin që e dëgjuam në mediat ku thoni Leonardo will win. Zoti Rashkovski, kjo inicion se qartazi kurdisni se kush duhet të fitojë tenderin.

Sot është e qartë se Dragi Rashkovski ka negociuar në rol të personit të angazhuar nga kryeministri Zoran Zaev. Sot bëhet e ditur se pas porosisë së tenderit skandaloz qëndron edhe personalisht Zaev”, theksoi Ivanka Vasillevska nga VMRO-DPMNE.

VIDEO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu