Dokumenti i 1913-s tregon: Shqiptarët dikur shumicë edhe në qytetet kyçe të Ballkanit

Të dhënat historike të popullsisë, para vitit 1913, tregojnë se shqiptarët përbënin shumicën e popullsisë në shumë qytete dhe rajone të Vilajetit të Kosovës, që shtrihej në kufijt e sotëm edhe të Serbisë, Maqedonisë, Malit të Zi, përcjell INA.

Disa shifra sipas regjistrimeve:

Shkupi (Usqub): Shqiptarët 28,244, Serbët 5,363, Bullgarët 650, Turqit 567, Grekët 1,400, Çifutët 56.

Kumanova: Shqiptarët 23,712, Serbët 2,226, Turqit 582.

Presheva: Shqiptarët 35,502, Serbët 7,672.

Ohri (Orhaniya): Shqiptarët 12,664

Rozhaja (Rozhay) – Plava et Gaussigne: Shqiptarët 23,395, Serbët 911

Prishtina: Shqiptarët 91,550, Serbët 8,349.

Gjilani (Guylan): Shqiptarët 57,845, Serbët 1,792.

Vushtrria: Shqiptarët 82,075, Serbët 1,749.

Mitrovica: Shqiptarët 26,325, Serbët 9,030.

Peja (Ipek): Shqiptarët 58,927, Serbët 1,631.

Novi Pazari: Shqiptarët 28,829, Serbët 9,425.

Gjakova: Shqiptarët 16,606, Serbët 9,250.

Tërgovishtja: Shqiptarët 17,212, Serbët 596.

Gjakova, Prizreni, Tetova, Gostivari: Shqiptarët dominonin, me minoranca të vogla serbe, turke dhe të tjera.

Totali i shqiptarëve sipas kësaj statistike në qytetet kryesore arrinte mbi 233,395 banorë, duke i bërë ata shumicën e qartë të popullsisë në këto zona historike.

Këto shifra tregojnë se shqiptarët luanin një rol kryesor në jetën kulturore, ekonomike dhe shoqërore të rajoneve të Vilajetit të Kosovës, përpara ndryshimeve territoriale dhe politike pas vitit 1913./INA/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu