Dokumenti që fundos Tahirin dhe konfirmon lidhjen me Habilajt (FOTO)

PD i është rikthyer çështjes Tahiri duke nxjerrë një policë sigurimi për makinën e famshme Audi me targa “AA003GB”, të cilën ish-ministri tha se ia shiti të afërmve të tij.

Nga dokumentet e nxjerra prej deputetit Enkelejd Alibeaj, makina rezulton të jetë me dy përdorues, konkretisht Saimir Tahirin dhe Artan Habilajn.

Polica është e periudhes prill 2015- prill 2016, që përfshin kohen e denoncimit te Dritan Zaganit ne shtator 2015 dhe denoncimet e PD se makina e Tahirit po perdorej si imunitet per trafikantet nderkombetare te droges.

Polica e sigurisë mban emrat Saimir Tahiri dhe Artan Habilaj.

“Polica fakton se Saimir Tahiri ka genjyer, kur ka mohuar lidhjen me Habilajt. Prandaj, Edi Rama eshte ne ankth dhe po ben cdo gje per te penguar hetimin e plote te Saimir Tahirit. Deshmia ne prokurori e shoferit te Tahirit se Saimir Tahiri eshte takuar me Artan Habilajn ne Greqi eshte fakt shtese se Saimir Tahiri ka genjyer. Keto jane prova se ai eshte pjese e trafikut nderkombetar te droges”., tha sot Alibeaj.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu