Presidenti i SHBA, Donald Trump i ka dhënë medaljen e ekselencës një nxënësi shqiptar që studion në Amerikë.
Djali me origjinë nga Shqipëria ka treguar rezultate të shkëlqyera në mësime gjë që ka sjellë ndërimin nga vete presidenti i SHBA-së.
Dario Toska sapo ka përfunduar me sukses klasën e pestë, duke u bërë kështu pjesë e nxënësve fitues të programit “President’s Education Awards”.
Medalja që Dario ka marrë jepet vetëm dy herë në ciklin arsimor 8-vjeçar, në klasën e pestë dhe të tetën.
Ekselenti me origjinë nga Shqipëria sapo ka mbaruar klasën e pestë në shkollën amerikane të Garmisch ElementaryMiddle School, pjesë e sistemit të shkollave amerikane në Europë, në Garmisch të Gjermanisë.
Në pesë vitet e para të shkollimit që Dario sapo ka nisur, ai ka spikatur për rezultatet e larta.
Por jo vetëm kaq. Gjatë këtyre viteve, ai ka qenë fitues i disa olimpiadave dhe së fundmi edhe i “Spelling Bee”. /albeu










