Donald Trump mesazh urimi me rastin e Fitër Bajramit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump ka dërguar mesazh urimi me rastin e festës së Fitër Bajramit.

“Në emër të popullit amerikan, unë dhe bashkëshortja ime Melania u shprehim urimet tona më të ngrohta muslimanëve, të cilët festojnë Fitër Bajramin. Ky Bajram na kujton të falim, të mëshirojmë dhe të jemi qëllimmirë. SHBA-të japin përpjekje në mënyrë që të praktikohen këto vlera, sikurse muslimanët në rajone të ndryshme të botës”, është shprehur presidenti amerikan Trump, transmeton Anadolu Agency.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu