Donald Trump shkarkon 80 ambasadorë

Deri në 80 ambasadorë të SHBA-së janë shkarkuar nga momenti kur Presidenti i ri, Donald Trump, edhe zyrtarisht mori detyrën e të parit të Amerikës në ceremoninë e inaugurimit që u mbajt sot në Uashington.

Të gjithë ambasadorët politik janë shkarkuar, ndërsa në vendet e tyre kanë mbetur vetëm ambasadorët në karrierë, siç është rasti me ambasadorin amerikan në Shkup, Xhes Bejli.

Trump kishte kërkuar që çdo ambasador i SHBA-së në të gjitha vendet e botës, të cilët ishin emëruar nga ish-Presidenti Barack Obama, të largoheshin nga zyrat e tyre nga mesdita e 20 janarit.

Shkarkimi i rreth 80 ambasadorëve kërcënon lënien e shumë vendeve pa të dërguar të Senatit për muaj të tërë.

*******

Amerika me President të ri, nis ‘Epoka Trump’

“Unë Donald J. Trump, solemnisht betohem se do ta kryej detyrën e Presidentit të Shteteve të Bashkuara me besnikëri, dhe do ta jap më të mirën time që ta mbroj dhe ruaj Kushtetutën e Shteteve të Bashkuara, Zot më ndihmo”

Donald Trump mori postin e presidentit të 45-të të SHBA-së. Inagurimi i tij u bë sot në Uashington me praninë e afro 900 mijë personave. Para presidentit Trump, betimin e bëri zëvendës presidenti Mike Pence. Trump pas betimit mbajti fjalim duke premtua mirëqenie për gjithë amerikanët dhe siç tha, kthimin e pushtetit tek populli.

“Do të ballafaqohemi me shumë sfida por do ta bëjmë punën tonë. E falënderojmë familjen Obama për arritjen e tyre të deritanishme. Po e marrin pushtetin nga Kapitoll Hill për ta sjellë deri tek ju qytetarët. Ky është momenti juaj, dita juaj. Amerika është vendi juaj. Nuk është me rëndësi se cila parti udhëheq shtetin, por nëse Qeveria udhëhiqet nga populli. Kjo ditë do të mbahet mend si dita kur populli u bë përsëri udhëheqi i vendit të tij. Njerëzit e harruar më nuk do të jenë të harruar”, tha Presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Trump dhe Pence do të ndjekin paradën që do zhvillohet në bulevardin Pennsylvania, dhe me gjasë ky moment do të përcillet edhe me protesta të paralajmëruara të qytetarëve që nuk e duan Trump si president.

Ceremonia e inagurimit ka nisur dy ditë më parë me pjesmarrjen në kishë të presidentit të zgjedhur dhe bashkëshortes së tij Melania Trump, dhe më pas me takimin e familjes Trump me atë Obama në Shtëpinë e Bardhë. Ceremonia në Capitol u mbyll me largimin e ish presidentit Obama, ndërsa presidenti i ri Trump dhe zëvendës presidenti do të marrin pjesë në drekën zytare të organizuar nga komisioni i përbashkët që organizon ceremoninë e inagurimit.

Një ditë pas inagurimit, presidenti i ri do të marrë pjesë në mëngjesin kombëtar të lutjeve në katedralen kombëtare të Uashingtonit.

Trump me ardhjen në funksionin e presidentit do të jetë personi i vetëm i cili do të ketë qasje deri tek kodet e fshehta për aktivizimin e armëve nukleare, dhe në rast lufte, ai e merr komandën e ushtrisë. Ai mund të lidhë marrëveshje me Qeveri të huaja të cilat duhet ti miratojë Senati. Trump do ti nënshruan ligjet dhe ka të drejtën e vetos. Ai ka për detyrë edhe zbatimin e ligjeve që i sjell Senati.

70 vjeçari merr detyrën e presidentit pas një karriere të gjatë të një biznesmeni multimilarder, por të përcjellë me shumë momente kontroverse. Ai nuk ka asnjë përvojë në politikë dhe kjo do të jetë mundësia e parë për të dëshmuar veten edhe në këtë fushë.


Amerika me President të ri, nis ‘Epoka Trump… by tvshenjaofficial


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu