Bullgaria mbështet plotësisht Maqedoninë në rrugën drejt BE-së dhe NATO-s, Bullgaria ka interes që të jetë fqinje me vende anëtare të BE – tha Tomisllav Donçev, zëvendës kryeministri për fondet evropiane dhe politikën ekonomike të Bullgarisë.
Sipas tij “këto procese janë të ngadalshme dhe nuk mund të ndodhin për një vit apo dy, ne duhet që t’i bindim anëtarët tjerë të BE-së që të ndihmojnë vendet e Ballkanit Perendimor dhe t’u japin një prespektivë të qartë, e dimë se është shumë rëndë që të përcaktohet data për anëtarësim, por duhet që të ketë prespektivë apo diçka për të cilën vendi do të përgatitet, sepse nuk ka më keq se ajo që shteti të jetojë pa një prespektivë të qartë, BE ua ka borxh këtë pasi vendet e Ballkanit Perendimor edhe pse nuk janë anëtare të saj ata përsëri janë pjesë të Evropës dhe të gjithë kemi interes e veçanërisht Bullgaria që Ballkani të jetë një zonë e sigurisë e jo e pasigurisë”, ka thënë zv/kryeministri për fonde dhe politikë ekonomike të Bullgarisë, Tomisllav Donçev.










