Ambasada e Shteteve të Bashkuara ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për qytetarët që interesohen të aplikojnë për viza.
Në njoftimin e ambasadës në “Facebook” thuhet se të gjithë ata që kanë pyetje mund t’i drejtojnë ato dhe do të marrin përgjigjet që nevojiten.
“Po mendoni të aplikoni për vizë? Keni pyetje rreth procesit të vizave? Më pyesni! Jam Anna! Jam e lumtur t’u përgjigjem të gjitha pyetjeve tuaja në lidhje me vizat! #PyetAnën“, shkruan Ambasada në njoftimin e saj.