Donika Bakiu, magjistre e studimeve albanologjike, publiciste e disa shkrimeve dhe studimeve lidhur me librin dhe leximin që tani e në vazhdim ndjek studimet për doktorarë në UEJL.
Intervista me Donika Bakiunga InfoShqip.com
InfoShqip: Çfarë do të na thonit për tre ngjarjet e sotme?
21 Mars shënon tre ngjarje të rëndësishme. E para ditën e parë të pranverës, njihet edhe si dita e ekologjisë e mbaj mend si nxënëse shkonim dhe pastronim klasë , sa nostalgji për atë kohë.Por këtë vit duhet të qëndrojmë në shtëp , të kujdesemi për vete, familje , të dëgjojmë këshillat e mjekëve. Besoj se do të jemi fitues ne në fund.E di që kemi stres , shohim e dëgjojmë, lexojmë lajme të ndryshme por ne duhet të jemi të fort , e kemi patjetër.Edhe nëse moti i mire me diell na bën për vete ne përsëri duhet të qëndrojmë në shtëpi. Ditët e Pranverës janë me shumë ngjyra dhe hare po ne duhet të qëndrojmë në shtëpi dhe në fund ne do të jemi fitues do ta gëzojmë jetën përsëri!Nuk do ta lejojmë që të na fitojë korona virusi!
Për ditën Botërore të Poezisë është hera e parë që nuk kemi aktivitet por kësaj here shkruani poezitë dhe ndani me ne në rrjetet sociale ashtu siç veprova unë sepse mundësi për tu takuar nuk kemi e pas kalimit të kësaj periudhe do të takohemi patjetër do ti themi poezitë, do ti komentojmë librat e lexuar ! Poezi kur shkruan të bën të ndjehesh më ndryshe , e ndjen atë që shkruan! Kam shkruar disa jo shumë, poezia që mban titullin “Jetë e dhimbje “ është një ndër të parat ,sot e kësaj dite e ndiej më shumë në qenien time .Tani kemi luftën me korona virusin e kam rilexuar disa herë më vjen sikur sot e kam shkruar e jo para disa vitesh. Do të ju thoja nëse ju vijnë inspirimi ndaluni dhe shkruani ‘’gërvishtni fletat ‘’ose shkruani edhe në celular vargjet e juaja të bukura që rrjedhin spontanisht .Kam dëgjuar se për disa frymëzimi është natën vonë kjo realisht ndodh tek të gjithë ne. Shkruani pa drojë, pa frikë se dikush do të ju thotë ‘’është poezi e bukur ‘’ ose ‘’nuk është poezi e bukur’’ , ju duhet të jeni vetvetja, shkruani pa komplekse.Hidhne në letër atë që e keni në mendje , zemër dhe në shpirt pra në tërë qenien tuaj, sepse nëse ik nuk kthehet më po ai inspirim, po ai moment frymëzues!
Dita Botërore e Sindromës Down .Çdo vit, në këtë ditë, zëri i njerëzve me këtë sindromë dhe i personave që jetojnë apo punojnë me ta, bëhet më i fortë. Në këtë ditë, ata që punojnë me këtë çështje organizojnë dhe marrin pjesë në aktivitete që synojnë rritjen e ndërgjegjësimit të publikut për Sindromën Down.Duhet të punojmë shumë për të gjithë njerëzit që të ketë kushte të mira në këtë vend.
InfoShqip:Për leximin në këtë kohë çfarë na sugjeroni?
Duhet të jenë libra motivues shkaku situatës por tani qëllimi është që njerëzit të qëndrojnë në shtëpi. Nëse nuk i keni këto tituj atëherë lexoni librat që i keni në shtëpi. Pra lexoni çka keni në bibliotekën tuaj në shtëpi pa dyshim që e keni pasuruar me shijen tuaj. Vetëm lexoni do të shpëtojmë jetë! Unë sugjeroj: “Dyzet rregullat e dashurisë” Elif Shafak , “Çiraku i arkitektit”Elif Shafak,” Alkimisti’’ Paolo Coehlo, “12 rregullat e jetës’’ nga Jordan Peterson .Autorin tim të preferuar Fatos Kongolin, Ismail Kadarenë, Dritëro Agollin etj!
InfoShqip Një porosi për gjendjen me Virusin Korona
Nuk ka ditë që nuk e shkruaj në profilin tim në facebook :’’ JU LUTEM TË GJITHËVE, KINI BESIM DHE BËNI DURIM!’’ E kemi patjetër të “armatosemi “deri në palcë me durim, edhe pse është e rëndë,nuk ka tank, anije, apo flotë ajrore që na bën ballë me këtë virus, por përballet vetëm duke u mbrojtur maksimalisht! Qëndroni në shtëpi, punoni punime shkencore besoni se konferencat dhe seminaret do të vijnë përsëri, lexoni shumë se takimet me klubin e librit do të vijnë përsëri , dëgjoni muzikë,shikoni filma,seriale! Kujdesuni për veten! Kaloni kohë me familjen.Është e vështirë po patjetër se do ia dalim, ne mundemi!Ndërkohë bëjeni një listë njerëzish, që pas kalimit të virusit do të pini kafe, do të hani ushqim bashkë, do të qeshni , do ti kërkoni falje, do ti përqafoni forte dhe do të thoni se ju kanë munguar shumë dhe se i doni shumë. POR TANI JU LUTEM TË GJITHËVE, KINI BESIM DHE BËNI DURIM, QËNDRONI NË SHTËPI! Vetëm një gjë është e ditur ,tani jemi të gjithë njësoj kur të kaloje kjo situatë do ta çmojmë më shumë njëri tjetrin, ngaqë nuk kemi qenë të vetëdijshëm çfarë kemi pasur në dorë kemi menduar ndoshta se ashtu duhet të jetë .Andaj ju lutemi respektoni rregullat që na jepen, derisa çdo gjë të kalojë. 627 njerëz të vdekur në Itali, 24 orët e fundit. Duhet ta kuptojmë se, janë njerëz jo miza. Qëndroni në shtëpi, shpëtoni jetë. Mos u ktheni në viktima! Nëse ne tani kujdesemi dijeni se stafetën e fitores do ta mbajmë në duar ne e jo virusi!Uroj ta tejkalojmë sa më shpejtë!
InfoShqip: Të faleminderojmë Donika!










