“Donnarumma-Calhanoglu të lidhur me Milanin”, optimizëm kuqezi për rinovimet

Gara për titullin kampion në Serie A është e fortë dhe shumë e bukur, sidomos pas humbjes së Milanit mbrëmjen e kaluar. Kuqezinjtë ranë në Spezia, ndaj të cilëve humbën 2-0. Suksesi i mundshëm i Interit ndaj Lazios sonte në mbrëmje, nxjerr zikaltrit në krye.

Ndërkohë, te drejtuesit e Milanit po punojnë fort në lidhje me një tjetër çështje si rinovimet. Emra “big” si Zlatan Ibrahimovic, Gigio Donnarumma dhe Hakan Calhanoglu ndodhen në vitin e fundit të kontratës.

Rinovimi me bomberin nordik nuk shqetëson dhe firma në kontratën e re është çështje kohe. Ndryshe situata me portierin e talentuar dhe fantazistin turk. Akordi ka ngecur në aspektin financiar, me agjentët që kërkojnë rroga më të mëdha nga çfarë ofron “Djalli”.

Drejtori sportiv i Milanit, Frederic Massara flet rreth kësaj teme për DAZN, duke rritur optimizmin te tifozët e Milanit. “Ndodhemi në bisedime me agjentët e Donnarummës dhe Calhanoglu. Jemi të qetë, lojtarët janë të përqendruar tek ekipi dhe ndeshjet që na presin.

Shpresojmë të gjejmë sa më shpejt akordin e rinovimeve. Të dy djemtë janë shumë të lidhur me Milanin, ne jemi të ndërgjegjshëm për vlerat që kanë dhe besojmë fort të rinovimi me ta. Edhe me Ibrahimovic sigurisht“, theksoi Massara.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu