Donte të konvertonte Papën në fenë islame, shqiptari alarmon Italinë

Shteti Italian ka përzënë një 22-vjeçar shqiptar pasi akuzohet se kishte shfaqur përkrahje ndaj ISIS-sit.

Shqiptari i përzënë ishte rezident në Riccione dhe ishte arrestuar nga karabinierët për akte dhune dhe rezistencë kundër funksionarëve publikë.

Në momentin e arrestimit, më 2016, ai refuzonte t’u tregonte dokumentet e identifikimit karabinierëve, duke bërtitur se ishte i ISIS-it.

Nga dëshmitë e dhëna, 22-vjeçari ishte vendosur pranë kishës Madonna dei Bagni dhe aty ngacmonte besimtarët që hynin atje, shkruan Syri.net.

Djaloshi u thoshte të konvertoheshin në Islam, për të gjetur Zotin e vërtetë. Të frikësuar nga situata, të pranishmit telefonuan karabinierët, të cilët kur mbërritën atje, morën të njëjtën ftesë nga djaloshi shqiptar për t’u konvertuar në Islam.

Në kazermë, ku u identifikua, ai u rrëfeu karabinierëve se duhej të ishte në arrest shtëpie, por kishte dalë sepse donte të shkonte në Romë, ku do t’i kërkonte edhe Papës të bëhej i krishterë.

Për 22-vjeçarin ISIS ishte bërë një fiksim i vërtetë, duke u shndërruar në kërcënues dhe të rrezikshëm për sigurinë publike, konfirmuar nga episode të tjerë të regjistruar nga forcat e rendit gjatë mbajtjes së tij nnë qeli, ku shfaqte një tërheqje të fiksuar pas sferës religjioze.

Verifikimet e mëtejshme zbuluan kontakte me një eksponent të njohur të një objekti kulti, pranë ambienteve të ekstremizmit islamik, i cili ka kontribuar në radikalizimin e tij.

Për këtë arsye, pas nxjerrjes nga burgu më 23 shtator 2017, qytetari shqiptar u riatdhesua, duke u dërguar në Shqipëri me një avion nga Bolonja në Tiranë, me dekretin e firmosur nga ministri i brendshëm italian për motive të sigurisë së shtetit. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu