Donte të trembte të dashurin, vajza vret veten tragjikisht

Një vajzë britanike u vetëvra në tentativë e sipër për t’i bërë të dashurit një shaka dhe për ta frikësuar atë. 26-vjeçarja Abigail Brown ndërroi jetë në një mënyrë të pakuptimtë, pas një sherri që kishte bërë me të dashurin, James Brum, me të cilin jetonte në Phuket, Tailandë.

Pas sherrit Abigail u kthye e vetme në shtëpi dhe duke dashur të trembte personin e zemrës, vari veten. Miqtë e vajzës e përshkruajnë atë si një person gazmor dhe shumë të shoqërueshëm, që kurrë nuk do ta bënte një veprim të tillë. Mamaja e Abigail është shprehur për këtë rast se “vajza ndoshta ka dashur vetëm të mërzisë të dashurin, ta trembë atë apo ta bëjë të kuptojë se sa ai e kishte trishtuar, por situata i ka dalë nga duart”.

30-vjeçari Brum u kthye në shtëpi 3 orë më pas dhe e gjeti vajzën të varur. Menjëherë telefonoi policinë dhe ambulancën, por ishte shumë vonë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu