“Dora e gabuar të merr në qafë jetën”, pse Xheneta u shtri në spital?

Ish-finalistja e “Big Brother VIP Kosova 3”, Xheneta Fetahu, i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale gjatë ditës së djeshme.

Lajmi është bërë i ditur nga vetë ajo, duke konfirmuar se i është dashur të operojë hundën për arsye shëndetësore, një problem që me sa duket kërkonte zgjidhje profesionale.

Ditën e sotme, Xheneta ka ndarë me ndjekësit e saj në rrjetet sociale një foto pas operacionit, ku shfaqet ende me fasha.

Përmes këtij postimi, ajo ka përcjellë një mesazh të fortë sensibilizues për të gjithë, duke theksuar rëndësinë e zgjedhjes së mjekëve profesionistë.

“Mos ia besoni shëndetin kujtdo. Operacionet bëhen vetëm nga specialistë të vërtetë, sepse dora e gabuar të merr në qafë jetën,” shkroi ajo krahas fotos, duke lënë të kuptohet se rasti i saj ka qenë delikat.

Në mbyllje të mesazhit, ish-konkurrentja nuk ka kursyer falënderimet për stafin mjekësor që u kujdes për të, si dhe është shprehur mirënjohëse ndaj Zotit për mbarëvajtjen e operacionit. Shërim të shpejt Xheneta! /Prive By Liberta Spahiu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu