Real Madridi nuk do ketë në dispozicion mbrojtësin David Alaba në El Clasicon e së dielës kundër Barcelonës, për shkak të një dëmtimi muskulor.
Alaba doli nga fusha përpara kohe në sfidën ndaj Getafes, në fundjavë. Ai kishte pësuar një tërheqje në muskulin e pulpës së djathtë, me dëmtimin e lojtarit austriak që u konfirmua këtë të martë.
Alaba do të mungojë për të paktën një javë, që do të thotë se nuk do jetë gati për El Clasicon e parë të sezonit në Bernabeu të dielën.
Situata në Madrid nuk është aq e mirë, pasi Dean Huijsen mungoi në fitoren ndaj Getafes për shkak të një dëmtimi në pulpë, ndërsa qendërmbrojtësi tjetër Antonio Rudiger është jashtë që nga shtatori për shkak të një problem muskulor në këmbën e majtë.