Drejtoresha maqedonase Jana Stanisavleva, e cila drejton dhe menaxhon gazetat ditore me tirazhin më të madh në Maqedoni, “VEST” dhe “UTRINSKI”, të cilët u mbyllën para pak ditësh, është zbuluar se ajo paguhej më shumë se sa paguhet presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, raporton agjencia e lajmeve “TOP-NEWS.MK.
Kompania “MEDIA PRINT MAQEDONI” e cila njihet si firmë që kontrollohet nga biznsmeni maqedonase, Jordan Kamcev, ka firmosur kontratë me drejtuesen Jana Stanisavleva, ku kjo e fundit do marrë 25 mijë euro në muaj.
Por, nga ana tjetër, kujtojmë se “MEDIA PRINT MAQEDONI” ndërpreu shtypin e dy gazetave para pak ditësh, pasi kjo kompani ishte në shënjestër edhe të aferës së përgjimeve që publikoi Zoran Zaev. /albeu