Pas denoncimit të Televizionit Alsat për gabimet e shumta drejtshkrimore në tabelën e vendosur në pikën kufitare Tabanoc, Drejtoria e Doganave brenda ditës korrigjoi të njëjtën. Këtë e pati paralajmëruar për Alsat edhe zëvendës drejtori i këtij institucioni, Irfan Buçi, i cili shpreson se gabime të tilla nuk do të përsëriten në të ardhmen.
Për gabimet në tabelën e lartpërmendur, zv/drejtori i doganave bën përgjegjëse Qeverinë.
Ndërsa anëtari i grupit ndër resorësh për zbatimin e Ligjit të Gjuhëve, Tahir Hani tha se nuk ka informacion se kush e ka bërë përkthimin pasi, siç thotë, nuk ka angazhuar askënd për diçka të tillë.
Drejtoria e Doaganve sot ka vendosur edhe një tjetër tabelë, ku vërehet se Gjuha Shqipe zbatohet në mënyrë të drejtë. Gabimet e vazhdueshme drejtshkrimore në tabelat e institucioneve nxorën në pah koordinimin e dobët mes Qeverisë, Grupit ndër resorësh për zbatimin e Ligjit të Gjuhëve dhe institucioneve. Momentalisht, kur Agjencia dhe Inspektorati për zbatimin e Ligjit të Gjuhëve ende nuk janë themeluar, nuk dihet kush përkthen apo kush i kontrollin këto përkthime, korrigjimi i të cilave ka kosto shtesë.
VIDEO:










