Dritan Abazoviç në sy Ramës: Përkrah Gjukanoviçin dhe jo shqiptarët

Dritan Abazoviç, politikani shqiptar që garon kundër Milo Dukanovic në zgjedhjet për Malin e Zi është shprehur kundër mbështetjes së Ramës ndaj tij. Drejtuesi i partisë URA, deklaroi se shqiptarët në vendin fqinj janë më të varfrit dhe po e braktisin vendin masivisht.

“Çka me thanë. Unë kam qejf të shtroj disa argumente për opinionin e Shqipërisë. Vendet ku jetojnë shqiptarët janë më të varfrat. Ulqini është e vetmja komunë e varfër në Malin e Zi. Nëse këto parametra tregojnë se duhet përkrahur akoma Gjukanoviç në pozitën e kryeministrit të Shqipërisë, atëherë nuk di çfarë të them,”- u shpreh Abazoviç.

Ai shtoi se Rama mund të mbështeste partitë shqiptare, ashtu siç kanë bërë politikanët kroatë për partitë kroate. “Të lejojë shqiptarët e Malit të Zi ta marrin politikën në dorë, të marrin ardhmërinë në dorë”,– tha ai duke përfunduar me “Le ta mbrojë Gjukanoviçin sa të dojë.”

“Me përkrahë diktatorin e fundit në Europë, që ka bërë shtet privat?! Ai nuk ka bërë shtet as për malazezet, por vetëm për familjen e vet. Dhe të japësh përkrahje publike në gjuhën malazeze?! Ky është vendimi i Edi Ramës, por me këtë gjë nuk pajtohem,”-tha Abazoviç.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu