Forcat e Mbrojtjes së Izraelit po këmbëngulin se nuk ka asgjë për t’u parë aty dhe nuk janë të brengosur megjithëse ky është incidenti i tretë brenda ditësh.
Një dron izraelit u rrëzua të martën mbi Rripin e Gazës, që shënonte të tretin rast brenda tre ditësh që ushtria izraelite ka humbur një dron brenda territorit armik.
Të dielën, një zëdhënës ushtarak ka raportuar se një njësit ushtarak që operonte afër Gaza, enklava bregdetare e kontrolluar nga Hamas, humbi një prej dronëve që po fluturonte si pjesë e misionit.
Të hënën pastaj, një tjetër dron izraelit ra në duart e armiqve të Izraelit kur fluturakja pa pilot u humb mbi Liban.
Kjo së pari u raportua nga Hezbollah, organizata terroriste islamike shiite e mbështetur nga Irani që kontrollon Libanin jugor, kapja e pajisjes së përparuar teknologjike më vonë ishte konfirmuar nga Izraeli.
Hamas, që është e përcaktuar si gryup terrorist si në Jerusalem, Shtetet e Bashkuara dhe në Bashkimin Europian, e lufton Izraelin që prej se i mori kontrollin me grusht shtet Autoriteti Palestinez të Fatah në 2007, përshi edhe disa raste të betejave.
Ushtria e Izraelit ka njoftuar se nuk ka rrezik të rrjedhjes së informacionit sekret nga këto incidente të rrëzimit të droneve.









