Droni i avancuar rus, që mposht sistemet e mbrojtjes ajrore

Rusët kanë prodhuar një dron shum të avancuar me një kohë maksimale fluturimi prej vetëm 30 minutash, me shpejtësi fluturimi deri në 130 km në orë dhe mund të mbajë një ngarkesë eksplozivi deri në 3 kilogramë, trasnmeton Gazeta Metro.

Arma e fundit e saktë nga gjiganti i armëve Kalashnikov ‘shpërndan eksplozivë për çdo terren, duke anashkaluar sistemet e mbrojtjes ajrore’, pohojnë zyrtarët.

Një video tregon se makina ushtarake e fluturimit pa pilot shpërthen ndërsa arrin objektivin e saj.

Ky dron është një armë jashtëzakonisht e saktë dhe shumë e efektshme, tepër e vështirë për t’u luftuar nga sistemet tradicionale të mbrojtjes ajrore.

Droni u zhvillua nga ZALA Aero, një kompani bijë e Kalashnikov Concern, kompanisë kryesore të armëve ruse.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu