Një dron iranian ka goditur Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit ndërsa pamjet nga vendngjarja tregojnë dëme në infrastrukturë.
Autoriteti Publik për Aviacionin Civil i Kuvajtit thotë se një dron shënjestroi Aeroportin Ndërkombëtar të Kuvajtit, duke shkaktuar lëndime të lehta dhe dëme të kufizuara materiale në një nga terminalet, sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Kuvajtit, Kuna.
Zëdhënësi Abdullah Al-Rajhi i tha Kunës se autoritetet menjëherë zbatuan procedurat e emergjencës, duke u marrë me incidentin dhe duke siguruar vendin.
Ai theksoi se situata ishte nën kontroll dhe se siguria e pasagjerëve dhe punonjësve ishte një përparësi kryesore, raporton Kuna.
Autoritetet e aeroportit po ndjekin nga afër ngjarjen ndërsa fluturimet janë të ndërprera përkohësisht.










