“Dua 20 mijë € në muaj të më mbash”, habit me deklaraten konkurrentja e ‘Përputhen’

Me debate dhe habi është shoqëruar ky episod i sotëm i “Përputhen”.

Një nga vajzat konkurrente, Mel, në takimin që pati me Francin, i tha këtij të fundit se për ta mbajtur atë duhet të ‘mendohet’ mirë pasi në muaj i duhen 20 mijë euro, duke specifikuar se vetëm ‘makeup’ i kushton 400 euro.

Por ndërsa kjo deklaratë për Francin u duk normale, për opinionistin Arjon Muçaj kjo ishte shokuese dhe ofenduese.

Ai tha se u ndje i irrituar pas kësaj deklarate, teksa shtoi se nëse do t’ia kishte thënë atij se ‘makeup’ i kushtonte 400 euro, do t’i përgjigjej duke i thënë se ‘nuk i ka bërë aspak punë’.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu