“Dua të jem i bukur si të gjithë fëmijët e tjerë”, 7-vjeçari që duket si 77 vjeç, histori e pazakontë

Mohammad Abdelmajeed është një vogëlush 7-vjeçar nga Damasku që vuan nga një sëmundje e rrallë e plakjes, që e bën të duket nga pamja e jashtme si një i moshuar.

Kjo sëmundje llogaritet se kap 1 në 20 milionë njerëz.Simptomat e para të kësaj sëmundjeje ai i ka pasur që 7 muajsh.
“Dua të jem i bukur si të gjithë fëmijët e tjerë. Të shkoj në shkollë e të mësoj të lexoj libra. Kur jam në rrugë dhe njerëzit më shohin, ata qeshin me mua dhe unë ndihem keq. Pastaj kthehem në shtëpi dhe qaj”,- tregon vogëlushi. Prindërit e tij i kanë hequr të gjitha pasqyrat nga shtëpia e tyre, në mënyrë që ai të mos ndihet keq kur shikon veten të reflektuar.Gjithashtu edhe zemra e tij është ajo e një të moshuari dhe nëse luan pak më tepër se normalisht, atij i merret fryma dhe duhet të çlodhet.Zakonisht këta fëmijë jetojnë maksimumi 14 vjet për shkak të problemeve me zemrën.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu