Dubai, vendi i çudirave, ja sa milion dollarë pagoi një biznesmen vetëm për targat e makinës

Në Dubai, ku policia vozit makina luksoze Bugatti dhe aty ku automjete tepër të shtrenjta mund të gjenden “të braktisura” në rrugë, është shumë e vështirë të dallohesh prej të tjerëve, por një njeri i pasur nga India ia arriti të bëjë këtë.
Më saktësisht, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për burrin që vendosi të ndajë rreth 9 milionë dollarë për targën e regjistrimit për makinën e tij, e cila mban vetëm numrin 5.

Siç thuhet më tej, biznesmeni i patundshmërive, Balwinder Sahni, i cili përveç numrit 5 disponon edhe tabelën me numrin 9.

Të dy tabelat gjenden të vendosura në veturat e tij luksoze Rolls Royce, dhe zotëriu përkatës zotëron gjashtë makina të tilla dhe nuk dëshiron të qëndrojë me kaq.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu