Duda Balje befason të gjithë: Kam arritur të sigurojë ulëse në Kuvendin e Kosovës

Duda Balje ka arritur të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës. Kështu ka bërë të ditur vetë Balje në një përgjigje për Indeksonlinen.

“Tani, bazuar në rezultatet që janë momentalisht kam arritur të siguroj ulëse në Kuvendin e Kosovës pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit”, ka thënë Balje për Indeksonlinen.

Po ashtu Balje është pyetur nesë do të ketë votë pro formimit të qeverisë nga Albin Kurti si fitues i zgjedhjeve të 28 dhjetorit.

“Është herët të flasim për këtë çështje. Së pari duhet të përfundojë certifikimi i rezultateve. Unë jam për formimin e institucioneve, sepse ka kaluar një kohë e gjatë pa institucione”, është shprehur Balje për Indeksonlinen.

Në bazë të rezultateve preleminare, partia e Duda Baljes ka arritur që të sigurojë 2,427 Vota./Indeksonline/


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu