Dukesha Meghan, përqafime me anëtaret e komunitetit bamirës musliman (FOTO)

Dukesha e Sussex, Meghan, ka bërë një vizitë të papritur në një organizatë të muslimanëve në Londër, të cilët tash e një vit gatuajnë cdo ditë për të pastrehët.

Organizata e quajtur “Hubb Community Kitchen”, nisi pas nevojës për të hapur një kuzhinë popullore për të mbijetuarit e tragjedisë së zjarrit në Grenfell. Ajo po vazhdon të funksionojë falë donacioneve bujare nga të gjitha anët.

Por padyshim që një vëmendje më të madhe i dha vet Dukesha, e cila u ndihmoi edhe në publikimin e një libri me receta. Një vizitë të ngjashme Dukesha Meghan u kishte bërë edhe në muajin Janar.

Meghan, e cila së shpejti do të bëhet nënë, ndau përqafime të ngrohta me udhëheqëset e organizatës.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu