Dy fjali bëjnë “lëmsh” Parisin, Neymar mohon rinovimin me PSG?

E ardhmja e Naymar Jr te PSG vazhdon të mbetet në dyshim, teksa kontrata e tij skadon në verën e vitit të ardhshëm dhe nëse nuk rinovon, klubi do të duhet ta shesë që në verën e këtij viti. Si pasojë në Paris kanë nisur negociatat mes palëve për të zgjatur kontratën. Ditën e djeshme mediet franceze raportuan se palët kanë gjetur akordin dhe Neymar do të firmosë kontratë të re për 4 vite.

Por së fundmi është vetë ai, që hedh dyshime në lidhje me vërtetësinë e këtij lajmi. Ylli brazilian ka bërë dy postime në Twitter me ngarkesë të madhe misterioze, të cilat shumë medie botërore i kanë cilësuar si përgënjeshtrime të lajmeve për rinovimin e tij.

Unë nuk i shoh të vërtetat. Askush nuk e sheh atë mur, mund të jetë mur i rremë, apo jo”, shkruan Neymar në dy postimet e tij. Përtej dyshimeve, nuk përjashtohet mundësia që këto dy cicërima të jenë mesazhe të parëndësishme për ndonjë shaka mes miqsh.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu