Dy milionë pelegrinë myslimanë mblidhen në Malin Arafat (FOTO)

Dy milionë myslimanë janë mbledhur në Malin Arafat për t’i larë gjynahet.

Ata u janë lutur Zotin që t’i falë, teksa pelegrinazhi vjetor i haxhillëkut e arriti kulmin.

Pelegrinët të veshur në rroba të bardha e kaluan natën në një kamp përreth kodrës në të cilën islami thotë se Zoti e testoi besimin e Ibrahimit duke e urdhëruar atë ta sakrifikojë të birin e vet Ismailin dhe ku profeti Muhamed e dha predikimin e fundit.

Besimtarë të tjerë, të cilët lutjet i kanë bërë në zonën e afërt Mina, u ngjiten në Arafat me autobusë apo në këmbë para agimit teksa forcat e sigurisë e drejtuan trafikun dhe helikopterët që qëndruan pezull në ajër duke vëzhguar.

Burra dhe gra nga gati çdo vend i botës u mblodhën krah për krah për kryerjen e këtij rituali të shenjtë.

 


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu