Dy pacientë vdesin në afërsi të Shkupit, pasojë autoambulanca e prishur

Dy pacientë nga Kriva Pallanka derisa po transportoheshin drejt Shkupit me autoambulancë kanë ndërruar disa kilometra larg Shkupit, pasi që u është prishur autoambulanca.

Kjo informatë është dërguar tek disa redaksi në Shkup përmes një emaili, informon INA.

Sipas disa punonjësve të Shtëpisë së Shëndetit në Kriva Pallankë, është mësuar për prishjen e furgonit në afërsi të pikës së pagesës rrugore në Shkup dhe se ka dëgjuar se pas pritjeve të gjata deri në rregullimin e furgonit, pacientët kishin ndërruar jetë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu