Një shpërthim thuhet se ka ndodhur në afërsi të stadiumit Vodafone Arena në sheshin Taksim në Stamboll, si dhe njëra afër një qendre tregtare në po të njejtin regjion raporton Anadolu Agency. Policia ka rrethuar vendin.
Ministri i Punëve të Brendshme të Turqisë Soylu: “Dyshohet se ka qenë një autobombë në vendin ku po dilte autobusi i forcave policore, pranë daljes së tifozëve të skuadrës Bursaspor. Ka rreth 20 të plagosur. Nuk kam informacion për dëshmorë. Shpresoj që të mos ketë”, raporton Anadolu Agency (AA)











