Dy tre ditë pas kthimit të Ramush Haradinajt, do të bie qeveria e Kosovës?

Dy tre ditët e ardhshme, pas kthimit nga Franca të ish kryeministrit Ramush Haradinaj, priten zhvillime turbulente në skenën politike në Kosovë, njoftojnë ekskluzivisht për Gazetën Lajm burime partiake nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Këto burime thonë se shumica e deputetëve të kësaj partie sipas gjitha gjasave nuk do të përkrahin demarkacionin e kufirit me Malin e Zi. “Dështimi i demarkacionit me siguri pritet të sjellë deri te rënia e qeverisë dhe shpallja e qeverisë së parakohshme”, thonë këto burime.

Ato paralajmërojnë se tani priten edhe “rikonfigurime dhe koalicione të reja dhe të çuditshme” në skenën politike në Kosovë.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu