Dy ushtarë grekë janë arrestuar nga autoritetet turke në kufirin mes dy shteteve në zonën e lumit Evros.
Siç bëjnë me dije mediat greke, ushtarët kishin humbur rrugën për shkak të motit të keq dhe janë futur pa dashje në territorin turk ku edhe janë konstatuar nga një patrullë e xhandarmërisë së Turqisë.
Ushtarët janë dërguar në qytetin turk më të afërt në zonë, ndërsa autoritetet greke kanë kontatuar me ato turke për rikthimin e tyre në vend, përcjell Albeu.com.
Situata është mjaft e tensionuar mes dy vendeve pas përplasjeve të vazhdueshme në Egje për shkak të disa ishujve të kontestuar si edhe nisjes së kërkimeve për gaz nga Greqia dhe Qiproja në zonat në fjalë. /albeu.










