Lindjet e para të vitit të ri janë shënuar në dy maternitetet kryesore të Tiranës. Një vajzë erdhi në jetë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, ndërsa vajza tjetër lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”.
Stafi mjekësor bën të ditur se të dyja foshnjat dhe nënat e tyre gëzojnë shëndet të mirë. Lindjet e para të vitit 2026 u shoqëruan me urime dhe emocione, duke sjellë një mesazh shprese dhe gëzimi për familjet dhe për vitin e ri që sapo ka nisur.










