Dy vëllezër shpëtohen nga gërmadhat, 9 ditë pas tërmetit (VIDEO)

Dy vëllezër u nxorën nga rrënojat në rajonin Dulkadiroglu në qytetin Kahramanmaras, 177 orë pas tërmeteve në Turqi, raporton Anadolu.

Punimet e kërkim-shpëtimit pas tërmeteve me qendër në qytetin Kahramanmaraş vazhdojnë në ditën e 9-të të shkatërrimit.

Shumë ekipe të kërkim-shpëtimit kryejnë punime në rrënojat në pallatin e shembur Pınar në bulevardin “Salman Zulkadiroglu” në lagjen Sutçu Imam në rajonin qendror Dulkadiroglu në Kahramanmaras. Ekipet arritën të shpëtojnë 198 orë pas tërmetit dy vëllezër, prej të cilëve Muhammed Enes Yeninar 17-vjeç dhe vëllai i tij i madh Baki Yeninar 21-vjeç.

Vëllezërit të cilët u nxorën të plagosur u dërguan me ambulancë në spital.

Video:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu