Dybala: Shpresoj të ribashkohem me Pogban dhe t’i përjetojmë sukseset e mëdha

Mesfushori i Manchester Unitedit, Paul Pogba, vazhdon të jetë temë e spekulimeve thuajse para çdo afati kalimtar. Real Madridi dhe Juventusi janë dy klubet me të cilët është lidhur në muajt e fundit, ndërsa ish-bashkëlojtari i tij, Paulo Dybala, shpreson që të ribashkohet me kamponin e botës.

E kam pasur rastin të ndaj gjëra të mëdha me të dhe shpresoj që ta përsëris një ditë”, ka deklaruar argjentinasi për UEFA.com.

Kujtojmë që Pogba ishte pjesë e Juventusit gjatë viteve 2012-2016 dhe pastaj u kthye në Old Trafford duke u bërë asokohe futbollisti më i shtrenjtë.

Gjatë kësaj jave futbolli do të rikthehet në Itali, ndërsa Zonja e Vjetër të premten (12 qershor) do ta zhvillojë ndeshjen kthyese të Kupës së Italisë kundër Milanit. Ndërsa më 20 qershor do të rikthehet Serie A.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu