Dyshime për ryshfet në zgjedhje, policia i sekuestron 120 mijë denarë një personi në Çashkë

Ministria e Punëve të Brendshme ka bastisur shtëpinë e 59 vjeçarit me iniciale G.P në një fshat të komunës së Çashkës në të cilën janë gjetur e sekuestruar afro 120 mijë denarë dhe një telefon celularë.

Nga Ministria e Brendshme thonë se bastisja është bërë në koordinim me Prokurorinë e Velesit për shkak të dyshimeve të bazara për kryerjen e veprës penale “ryshfet në zgjedhje”, sipas nenit 162 të Kodit Penal.

“Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar 60 kartëmonedha nga 2.000 denarë dhe një telefon celular. Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike në Veles është njoftuar për rastin, dhe me G.P. është zhvilluar një bisedë zyrtare. Pas dokumentimit dhe sqarimit të plotë të ngjarjes, do të dorëzohet parashtresa përkatëse”, thanë nga MPB.

Aksioni është kryer nga zyrtarë policorë nga Njësia për Kriminalistikë pranë SPB Veles dhe ky është rasti parë që një person kapet duke bërë keqpërdorime për zgjedhjet lokale që pritet të zhvillohen nesër.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu