Richard Grenell, i dërguari i posaçëm i Trump për bisedime Kosovë-Serbi, i ka reaguar profesori amerikan, Edward Joseph, duke i quajtur lajme të rrejshme idetë se po synon ndarjen e Kosovës.
Grenell i ka cilësuar si lajme të rrejshme, pretendimet që i dërguari i posaçëm i Trump për bisedime Kosovë-Serbi po punon për ndarjen e Kosovës.
Ai ka thënë se një temë e tillë asnjëherë nuk është diskutuar kur ai ka qenë prezentë në takimet ndërmjet palës kosovare dhe asaj serbe.
Ky reagim i të dërguarit të Trump për dialogun ka ardhur pasi profesori amerikan, Edward Joseph ka thënë se qëllimi i vërtetë i Grenellit, presidentit Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vucic është të arrijnë një marrëveshje që në thelb ka ndarjen e Kosovës.
“Lajm i rremë. Kjo kurrë nuk është diskutuar në prezencën time. Edward Joseph është i pamatur këtu”, ka shkruar Grenell në Twitter.
Fake News. This has never been discussed in my presence. @edwardpjoseph is reckless here. https://t.co/HL0T5sHSVc
— Richard Grenell (@RichardGrenell) March 7, 2020










