E çmendën zhurmat e fëmijëve, burri tërbohet ngrihet naten dhe shkatërron pishinën e komshiut (VIDEO)

Një ngjarje e çuditshme ka ndodhur pak ditë më parë në Britaninë e Madhe, ku një burrë është filmuar nga kamerat e sigurisë duke hapur një vrimë në pishinën e komshiut me qëllimin nxjerrjen e saj jashtë funksionit.

63 vjeçari, Stephen Gee është duke u gjykuar me akuzën e prishjes së pronës private pasi një natë ai mori një mjet prerë duke hapur vrima në pishinën e komshiut të tij, shkruan Albeu.com.

Veprimi i ish-ushtarakut erdhi pasi fëmijët e komshiut bënin shumë zhurmë duke luajtur në pishinë duke i prishur qetësinë.

Gjykata ka vendosur që 63-vjeçari të mos i afrohet familjes në fjalë duke dhënë urdhër mbrojtjeje për ta. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu