“E dashur teta ‘Pandemi”, jo vetëm emrat e njohur, vogëlushja surprizon me rolin e veçantë në “Kosherja”

Nuk kanë së përfunduari surprizat në spektaklin e humorit “Kosherja”. Pas personazheve të njohur që mezi i kishim pritur nga Gjini deri te figurat politike si kryeministri Edi Rama, kryedemokrati Lulzim Basha duket se radha i kaloi fëmijëve.

Bëhet fjalë për aktoren e vogël, Viola Shehu, e cila shfaqet nën petkun e “Gretës”, ku tregon me plot të gjitha problemet që po has nga pandemia Covid-19.

E dashur teta ‘Pandemi”, është edhe fraza më të cilën ajo e nis monologun e saj. Ndërkohë është pëlqyer pafund nga publiku, sa që menjeherë pas lënies së skenës kanë filluar ta shpërndajnë në rrjetet sociale.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu