E dëbuan pas krimit, vrasësi shqiptar bëhet pronar lavazhi në Angli (FOTO)

Një vrasës shqiptar njohur si Selami Çokaj, 43 vjeç, dhe i depërtuar, është rikthyer sërish në Angli dhe është pronar i një lavazhi në Leicester, shkruan “DailyMail”.

43 vjeçari u dëbua nga Britania në vitin 2009 pasi zyrtarët zbuluan se ishte arratisur nga një burg në Shqipëri, ku dhe ishte i dënuar për një vrasje me thikë në vitin 1994, por kishte arritur të arratisej pas vetëm 3 vitesh kryerje dënim.

Ai është kthyer sërish në Angli duke jetuar me familjen e tij në Leicestershire, ku dhe drejton një firmë lavazhi, madje në mënyrë të pabesueshme jeton me emrin e tij të vërtetë, edhe pse është i njohur nga autoritetet.

Është ende e paqartë se si Çokaj arriti të kalojë forcat kufitare, pasi të ndaluarit me shumë se 4 vite burg e kanë të ndaluar të futen në Mbretërinë e Bashkuar, pasi ai ishte pjesë e listët së më të kërkuarve të Interpolit.

Çokaj u arrestua dy herë, por më vonë u lirua me kusht nga gjyqtarët. Ai kërkoi azil, gjë që iu refuzua nga Gjykata e Lartë dhe në vitin 2009 e kthyen për Shqipëri.

Në Angli hyri në vitin 1997, duke u hequr si refugjat nga Kosova, nën emrin Valton Gashi dhe tashmë jeton si biznesmen i një lavazhi. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu