Barbana Dini nuk do ta festojë ditëlindjen njësoj si herët e tjera, pasi për çdo vit në tryezën e festës asaj dhe familjes do t’i mungojë Ergi. Këngëtares do t’i mungojë urimi që çdo vit i bënte i vëllai.
Një ditë më parë, Barbana festoi edhe një vit më shumë nga jeta duke rigjetur forcën për të vazhduar rrugën e muzikës edhe për hatër të tij.
Ndërkohë pak ditë më parë, ajo iu rikthye skenës muzikore në Maratonën e Këngës në Durrës, në të cilën prezantoi edhe krijimet e reja muzikore. Në këtë rikthim, këngëtarja ka shprehur mirënjohjen edhe për publikun që e ka mbështetur gjatë këtyre muajve të vështirë.
Gjithashtu këngëtarja ka publikuar edhe një foto të një viti më parë, kur në tryezën e festës ishte edhe Ergi. Bashkëngjitur me foton Barbana ka shkruar një mesazh të ndjerë.
Edhe pse pa Ergin, kjo ditëlindje ka diçka të bukur që duhet shijuar: “E vetmja gjë e bukur e kësaj ditëlindjeje është dashuria, pozitiviteti dhe përzemërsia që përcillni në urimet tuaja për mua. Të afërm, shokë, shoqe, kolegë, miq realë dhe virtualë, ju falënderoj nga zemra për urimet, edhe pse jam e vetëdijshme që ato nuk do të plotësohen kurrë. Nëse ka diçka për të cilën ndihem me fat jeni pikërisht JU!
Dhuroni sa më shumë dashuri në çdo ditë dhe me çdo person që takoni, është e vetmja gjë për të cilën ka nevojë bota sot, nuk do marrim asgjë me vete, kjo është e sigurt! Ju dhuroj gjithsecilit përqafimin më të ngrohtë”, shkruan Barbana në krah të fotos me familjen.











