Një vogëlush kishte mbetur në shtëpi me trupin e nënës së tij të vdekur për dy ditë pasi ajo kishte pësuar një atak astme.
Lydia Macdonald vdiq në shtratin e saj në shtëpi në Perth të Skocisë dhe djali i saj tre vjecar, Mason Martin, ishte i vetmi person tjetër në shtëpi.
Ajo u gjet, teksa po shtrëngonte aparatin e thithjes së ilacit, nga shoqja e saj e ngushte Jodi Ann kur djali i saj Mason e la atë dhe tha: “Nuk e zgjoj dot mamin!”
Nëna e Lidias, Linda Macdonald, tha për The Sun se: “Ne u shkatërruam plotësisht kur morëm vesh lajmin. Mason ishte i vetëm me të. Unë nuk e kam idenë se cfarë ai mund të ketë menduar apo cfarë ka përjetuar në ato momente,” tha Linda për The Sun.