“E di çfarë do të thotë të preket morali i familjes”, zbulohet debati i Andit dhe Princit në prapaskenë

Para disa ditësh, pati një diskutim të ashpër mes Princit dhe Jasminës pasi ai i konsideroi vajzat si “llumi i shoqërisë”.

Për këtë, Jasmina thotë se Andi, i cili është deklaruar për të, nuk bën asnjë reagim dhe qëndron posesiv ndaj diskutimeve në studio. Por Andi sqaroi se nuk e ka kuptuar fjalën e përdorur nga Princi dhe e ka kapur në prapaskenë për të folur.

Debati:

Princi: Më tha nëse cënon Jasminën, më cënon dhe mua. I thashë që nëse më prek familjen…

Andi: Nuk bën të kalosh në ofendime. E di çfarë do të thotë të preket morali i familjes.

Princi: Atë ditë kërkova falje se doja ta mbyllje këtë muhabetin.

Jasmina: E mbylle me kaq. Andi çfarë po thoje? Jam më e interesuar për takimin tonë jo për Princin. Të kam thënë dhe më parë që kam nevojë për mbështetje. Nuk është Princi i pari që më është kundërvënë dhe ke qenë pasiv.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu