Dua Lipa po shënoj një rritje të jashtëzakonshme në industrinë botërore të muzikës. Sukseset dhe hitet e saj i sjellin edhe të ardhura të majme duke e bërë një nga artistët e rinj më të pasur.
Sipas The Sunday Times, Dua Lipa është këngëtarja e dytë më e paguar në Mbretërinë e Bashkuar falë pasurisë së saj neto 36 milionë paund, apo 41.8 milionë euro.
Dua ka shënuar rritje të madhe nga viti 2020 kur kishte pasuri prej 20 milionë eurosh. Ndërsa sa i përket komplet industrisë botërore ajo radhitet e 20-ta më e pasur në mesin e artistëve të rinj.
Artistja nga Prishtina në kohë rekord ka arritur të prek majat e suksesit në muzikë duke triumfuar edhe në festivalet më prestigjioze në botë.









