E ëndërronte një betejë me Messin, Neymar nuk ia del për Barcelonën

Neymar donte shumë të ishte i pranishëm në ndeshjen e nesërme ndaj Barcelonës në Champions League, por duket se do të jetë e pamundur. Sulmuesi i PSG vazhdon rikuperimin e dëmtimit të pësuar më 10 shkurt ndaj Caen në Kupën e Francës dhe ende nuk është në gjendje të zbresë në fushë.

Lajmin e bën të ditur gazetari i RMC Sport, Loic Tanzi, që raporton se sulmuesi nuk ia ka dalë të rikuperohet.

Të gjithë ishin optimistë për praninë e tij në ndeshjen e nesërme, por në stërvitjen e djeshme Neymar ka shfaqur shqetësime dhe është konfirmuar mungesa e tij.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu