E FUNDIT/ Juventus kalon në finalen e Kupës së Italisë

Ka përfunduar në barazim pa gola gjysmëfinalja e kthimit të Kupës së Italisë mes Juves dhe Interit. Me këte rezultat skuadra e Pirlos kalon në finale.

Ndërkohë, bardhezinjtë në finale presin fituesin e çiftit Atalata-Napoli e cila luhet të mërkurën mbrëma, ndërsa ndeshja e parë përfundoi pa gola.

Finalja e 74 e Kupës së Italisë është programuar për t’u luajtur më 19 maj, ndërsa dy stadiumet në garë për të pritur këtë takim janë “Olimpico” i Romës dhe “San Siro” i Milanos.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu