E fundit! Një helikopter ushtarak bie në detin Adriatik

Një helikopter ushtarak i Kroacisë u rrëzua sot gjatë stërvitjes në detin Adriatik. Ngjarja u konfirmua nga Ministria e Mbrojtjes së Kroacisë, e cila tha se gjithçka ndodhi gjatë një stërvitjeje.

Ministria nuk bëri të ditur numrin e njerëzve që gjendeshin brenda “Kiowa OH-58D”. Sikurse raportojnë mediat lokale dhe transmeton abcnews, të cilat nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht trupi i një njeriu është nxjerr nga ujërat.

Helikopteri ishte një dhurim i Shteteve të Bashkuara për Ushtrinë Kroate. Operacioni për nxjerrjen e helikopterit është duke u zhvilluar, njoftoi ministria.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu