E hoqën nga Top Channel me një telefonatë? Moderatorja tregon çfarë ndodhi

Bashkë me 3 të rinj, Arditin, Liesën dhe Mishelin, Kiara Tito prezantoi për më shumë se 3 muaj programin për të rinj, Select në Top Channel.

Por, papritmas ky program u zëvendësua menjëherë me Pop Culture duke lënë shkas për mediat të aludojnë për largimin e tyre.

Kishte nga ato media që shkruanin se largimi i katërve u bë me anë të telefonit, por këtyre spekulimeve iu është përgjigjur Kiara në emisionin Thumb të Aulonës dhe Fatmës shkruan blitz.al.

“Jo, nuk është e vërtetë farë!”, – u shpreh Kiara. “Nuk ka se si të ndodhë diçka e tillë. Ne nuk na hoqën Ne kishim një kontratë, e cila mbaroi. Mbaroi kontrata dhe mbaroi e Selecti”. /albeu


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu