Burime nga administrata amerikane në Washington konfirmojnë se Kosova do të ftohet në Samitin e Demokracisë.
Sipas burimeve të KOHËS, administrata amerikane e kishte informuar Presidenten Vjosa Osmani rreth ftesës pas takimeve që kishte ajo me përfaqësuesit e institucioneve amerikane ku ishte diskutuar lidhur me këtë çështje.









