E kush e priste? Gjesti feston ditëlindjen, urimin më të bukur e merr nga Ledion Liço

Pas një rrugëtimi të jashtëzakonshëm në Big Brother VIP Albania, ku u dallua për karizmën, qëndrueshmërinë emocionale dhe autenticitetin që shfaqi përballë sfidave të njëpasnjëshme, Gjesti u kurorëzua fitues i edicionit të katërt më 19 prill, duke fituar zemrat e publikut shqiptar dhe jo vetëm.

Prej atij momenti, ai ka qenë një nga emrat më të komentuar në mediat rozë, ndërsa tashmë ka nisur edhe një kapitull të ri në muzikë me firmosjen në label-in SGM Management.

Sot, Gjesti ka një tjetër arsye për të festuar: është ditëlindja e tij, dhe ndër urimet e shumta që ka marrë nga fansat dhe miqtë, ai më i veçanti ka ardhur nga Ledion Liço, producenti dhe prezantuesi i BBVA.

Ledioni ka postuar një foto ku shihet i përqafuar me Gjestin, shoqëruar me fjalët: “Happy birthday nub. Shkëlqe gjithmonë.”

Ky mesazh i thjeshtë por i ngrohtë nga Ledioni është komentuar si një tregues i respektit dhe lidhjes që është krijuar mes tyre gjatë spektaklit, ku Ledioni jo vetëm drejtoi me profesionalizëm formatin, por edhe u bë një mbështetje për shumë prej banorëve gjatë rrugëtimit të tyre.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu