“E njoh njërin që nuk do të dorëzohet”, edhe djali i Vuçiqit kërcënon Kosovën

Autoritetet serbe edhe dje kanë vazhduar me gjuhën e militarizuar referuar ngjarjeve në Kosovë. Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi se më 15 dhjetor do t’i drejtohen Komandantit të KFOR-it për kthimin e 1 mijë trupave serbe në Kosovë, duke u thirrur në Rezolutën 12/44.

Vuçiq disa herë gjatë ditëve të fundit referuar ngjarjeve në Veri ka thënë se “nuk do të ketë dorëzim”, shkruan Reporteri.net.

E këtë po e thotë edhe djali i tij, i cili është përfshirë në komentimin e zhvillimeve në veri.

Një kërcënim në drejtim të Kosovës e ka dërguar edhe “Vuçiqi i vogël”.

“Ekziston njëri që do të dorëzohet, e Zoti e di që e njoh edhe një tjetër që nuk do ta bëjë këtë”, ka shkruar Danilo Vuçiq në Instagram nën një foto ku shfaqet së bashku me babain e tij, Aleksandar Vuçiq, presidentin e Serbisë.

Pjesa veriore e Kosovës vazhdon të mbetet e bllokuar, katër ditë pas vendosjes së barrikadave nga serbët në shenjë proteste për arrestimin e ish-policit Dejan Pantiq. /Reporteri.net

FOTO:


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu